On behalf of FLOSSK I've sent the following comments about Prishtina
Municipal Draft Tourism Strategy though which we urge them to make
appropriately licensed promotional content and code available for use on
Wikipedia, OpenStreetMap and elsewhere.

Draft Tourism Strategy for Prishtina in SQ only
http://prishtinaonline.com/drejtorite/kultures-rinise-dhe-sportit/draft-strategjia-e-turizmit



---------- Forwarded message ---------
From: Arianit Dobroshi <aria...@gmail.com>
Date: Wed, Aug 29, 2018 at 6:18 PM
Subject: Koment ne konsultimin publik per strategjine e turizmit te K.
Prishtine
To: <kultura...@rks-gov.net>
Cc: private <priv...@lists.flossk.org>, <sqwikimedian...@gmail.com>


I nderuar Yll,

E pash strategjine per zhvillimin e turizmit. Kishit perfshi kete pjese
relevante per FLOSSK-un dhe wikipedianet:

*Ofrimi i informatave të sakta në platforma të hapura në internet. Një nga
mënyrat se si vizitorët marrin informacione gjenerale mbi destinacionin
janë platformat e hapura në internet (p.sh. Wikipedia). Informacionet për
Prishtinën në këto platforma, megjithatë, janë të mangëta dhe shpesh herë
jo të sakta. Sa i përket orientimit, vizitorët kryesisht shërbehen me
platformën “Googlemaps”. Por, edhe në këtë rast, ekziston një shpërputhje
në mes të emrave të rrugëve që figurojnë në ‘Googlemaps’ dhe atyre të
vendosur në pllaka fizike në hyrje të rrugëve. Planifikohet që përmes një
ekipi tëadresohet mungesa dhe asimetra e informatave në këto platforma, si
dhe të bëhet optimizimi i makinave të kërkimit (“searchoptimizationengine”)
në përgjithësi. *

Ky eshte fillim i mire, por ne kerkojme nje trajtim me gjitheperfshires qe
do ta lehtesonte kontributin e komuniteteve perkatese ne platformat e
hapura per ta permiruar permbajtjen per Prishtinen, çofte ne Wikipedia,
OpenStreetMap apo platforma te tjera.

E drejta e autorit pengon shperndarjen e materialit turistik prandaj autori
qe synon shperndarjen e informacionit pa qellim te kompensimit financiar,
sic eshte rasti me Komunen qe shperndane informacion turistik, duhet te
heqe dore nga disa pengesa ligjore qe ne menyre automatike te pavetdijshme
i krijon Ligji per te drejten e autorit.

Materiali qe krijojne organet publike vec financohet nga publiku prandaj
eshte e natyrshme qe t'i kthehet atij pa kompensim shtese; per me teper,
eshte e logjikshme qe qe te lehtsohet shperndarja e materialit qe krijohet
per promovim.

Materiali mund te jene fotografite e monumenteve kulturore dhe te natyres
(shiko fotografite qe jane mbledhe prej komunitetit te wikipedianeve permes
iniciativave Wiki Loves Monuments
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Category:Winners_of_Wiki_Loves_Monuments_2016_in_Kosovo>
dhe Wiki Loves Earth
<https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_2016_in_Kosovo/Winners>),
vet Enciklopedia  e Lire Wikipedia, harta e lire OpenStreetMap
<https://osm.org/go/xfpE8FFA?layers=T> e cila e mbulon Prishtinen shume me
mire se hartat komerciale, guida turistike Wikivoyage
<https://en.wikivoyage.org/wiki/Pristina> e cila eshte shume me aktuale se
guidat komerciale etj. Ne momentin qe materiali shkruhet ne anglisht, mund
te kerkojme perkthim nga kontribuesit ne keto projekte ne gjuhet tjera,
p.sh. ato te Evropes Lindore ose edhe dicka ekzotike si japonishtja.

Keto platforma mund te sherbejne si produkte ne vetvete ose per t'u
perdorur per te ndertuar aplikacione dhe materiale derivuese.

P.sh. nje mori fotosh turistike nen licencat e hapura sic jane ato Creative
Commons do te lehtsonin shume shkrimin e guidave turistike ose krijimin e
aplikacioneve, njejt edhe me OpenStreetMap e cila mund te integrohet pa
pagese dhe mund te pasurohet nga kontribuuesit individual.

Ne momentin qe institucioni dhuron material nen licence te hapur dhe
teknikisht te riprodhuheshem nga makina ose mbeshtete ne forma te ndryshme
keto projekte, e perbashkta (commons) rritet duke krijuar baze per
sendertim te metutjeshem te paimagjinueshem nga autori i pare.

Licencat me te njohura jane ato Creative Commons, te cilat mundesojne
shperndarjen me disa restriksione varesisht synimit, lexo per to ketu
https://creativecommons.org/licenses/ dhe ketu
https://en.wikipedia.org/wiki/Creative_Commons_license

*Komuna e Prishtines duhet te bej keto:*

*- Ta licencoj materialin ekzistues turistik qe ka ne pronesi nen nje
licence te hapur.*
*- Te siguroj qe fotot, guidat, hartat dhe softueri qe do te prodhohet ne
te ardhmen do te licencohet nen nje licence te hapur dhe ofrohet ne format
elektronik burimor (source file) te publikuar online.*
*- Ta nxite prodhimin e permbajtjes nga te tjeret nen licenca te hapura
duke mbeshtetur me material burimor nisma si ato te wikipedianve ose
hartografuesve ne OpenStreetMap.*

Nese keni pyetje, mos hezitoni me na shkru.

Jemi te hapur me i shpalose keto ide ma tutje me ekipen qe po e drafton
strategjine.

Me nderime,

Arianiti

Kryetar i bordit ekzekutiv, FLOSSK
Anetar i bordit, Grupi i Perdoruesve te Wikimedianve te Gjuhes Shqipe
_______________________________________________
Talk-Kosovo mailing list
Talk-Kosovo@openstreetmap.org
https://lists.openstreetmap.org/listinfo/talk-kosovo

Reply via email to